Një video e re tregon aktorin e “Joker”, duke iu përkulur dukës së Kembrixhit. Joaquin Phoenix ka bërë emër si një nga aktorët më të respektuar që punon sot, megjithatë edhe ai u përpoq t’i përmbahej protokollit mbretëror kur u takua me Princin William, shkruan Evening Standard.
Dyshja morën pjesë në “BAFTA” gjatë fundjavës dhe në një video shihet Phoenix duke u ndarë nga duka i Kembrixhit, pas ceremonisë. Në video shihet princi William teksa përshëndet aktorin dhe i thotë “Më vjen mirë që të takoj”. Si përgjigje, Phoenix i tha “Përshëndetje” dhe u përkul si me vështirësi. Sipas uebfaqes zyrtare të familjes mbretërore, protokolli i saktë për burrat që takojnë anëtarët e familjes mbretërore është që në të vërtetë të ‘përkulen’.
Princi William u dëgjua duke thënë “Mua absolutisht më pëlqeu Jokeri. Ishte i shkëlqyeshëm”. Princi William dhe Phoenix mbajtën fjalime duke kritikuar “BAFTA” për mungesë të laramanisë, pasi këtë vit nuk kishtr asnjë aktor me ngjyrë të nominuar për çmim.
