Categories Lajme

Nuk ka para për të paguar faturën, deputeti i drejtohet pensionistes: Shit qenin për t’i paguar

Rritja e çmimit të gazit në Ukrainë ka sjellë reagime të shumë qytetarëve. Por edhe deputetët duket se nuk e kanë mbajtur veten. Pikërisht një prej tyre i është përgjigjur ashpër një qytetareje duke i thënë që të shesë qenin për të paguar faturën e gazit.

Lubov Klyucha, e cila jeton në një fshat në Ukrainën qendrore, ndërhyri gjatë një interviste televizioni duke u shprehur se është shumë e vështirë që një pensioniste të paguajë çmimin e gazit. Ndërkohë që ka patur reagimin e menjëhershëm të deputetit 25 vjeçar Yevhen Brahar i cili i tha që në mënyrë që të paguante faturën ajo duhet të shiste qenin e saj.

Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e shumë personave, madje edhe të disa deputetëve të tjerë. Njëri prej tyre i drejtohet me nofkën budalla dhe të pamatur nëpërmjet një postimi në Facebook. Pas kësaj situate, deputeti 25 vjeçar i kërkoi falje zonjës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai shkruan se është ende i ri në politikë dhe se nuk ka mësuar se si të përgjigjet pyetjeve me delikatesë.

Fjalët e mira të tij duket se kanë prekur pensionisten e cila arriti të kontaktojë me Brahar nëpërmjet telefonit. Sipas agjencisë së lajmeve 112.intermational ajo shprehet se e ka falur deputetin pasi ai është ende i ri në politikë. Kjo çështje erdhi dhe në veshin e Presidentit Volodymyr Zelensky i cili urdhëroi qeverinë e tij ta ndjekin nga afër atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME