Këngëtari kanadez, Justin Bieber, ka zgjedhur Greqinë për të kaluar pushimet, duke shpenzuar shumë. Mediat greke raportojnë se ai fillimisht ai vizitoi ishullin e Milos e tani duket se është zhvendosur në Paros me një jaht për të cilin paguan qira, 250 mijë euro në javë.
Në ishullin Milos këngëtari dhe bashkëshortja e tij paguanin 1400 euro në natë në suitën luksoze të një hoteli të shtrenjtë. Këngëtari zgjodhi të darkojë aty në një ndër restorantet më të shtrenjta së bashku me gruan e tij, në strehën e preferuar të Monica Bellucit, “Barbarossa”.
