Categories Lajme

E ëma i dha ibuprofen, transportohet me helikopter drejt Traumës 12-vjeçari

Një i m itur ukrainas në Sarandë është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi konsumoi një sasi të madhe I bubrofeni. Mësohet se 12-vjeçari me iniciale V.K është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg dhe për rrjedhojë është  intoksikuar.

Dyshohet se medikamenti i është dhënë gabimisht fëmijës nga e ëma e cila mendoi që ta mjekonte për diharrenë me Loperamid.

Sipas bluzave të bardha, fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si : dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje),konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës ishte  e qëndrueshme por për mjekim më të specializuar u transportua me  helikopter drejt Tiranës. 12-vjeçari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME