Categories Sport

Juventusi hyn në garë për Hysajn

Dukej sikur destinacioni i Elseid Hysaj ishte Roma por një ekip i madh ka dalë në skenë ku mund të prishë të gjitha bisedimet e bëra deri tani mes ekipeve. Juventus është interesuar sërish për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. 25 vjeçari shikohet si pasardhës i Joao Cancelos pasi portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t’i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.

Sipas mediave italiane tranferimi i Cancelos tek City e bën thuajse të kryer transferimin e Hysaj tek Juventus. Sarri ka një simpati të madhe për Hysaj ku ka punuar me të tek Empoli dhe Napoli.

Shkodrani nuk është në plnet e Ancelotti-t dhe nuk do që të kalojë dhe një sezon tjetër në stol. Roma ka shprehur interesim duke ofruar 17 milion euro, por futja e Juventus në garë edhe një herë mund të bëjë që shkodrani të ndërrojë destinacion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME