Për shkak të pagave të mëdha që i marrin nga klubet e tyre, nuk është aspak e çuditshme që Lionel Messi, Cesc Fabregas dhe Luis Suarezi zgjodhën të pushojnë në një jaht tejet luksoz.
Treshja e futbollistëve, të cilët luanin bashkë në Barcelonë para se Cesc Fabregas të kthehej edhe një herë në Premierligë, me Chelsean, janë duke i shijuar pushimet e tyre në Formentera, transmeton Gazeta Express.


Përderisa ata i kanë kaluar shumicën e pushimeve në Ishujt Balearic – Messi, Fabregasi e Suarezi kanë dalur disa herë me jahtin e tyre në det, bashkë me partneret e tyre.



Antonella Roccuzzo, Daniella Semaan dhe Sofia Balbi iu bashkuan partnerëve të tyre në këtë jaht, për ta shijuar atë që duket si pushim i ëndrrave.
Pothuajse 30 metra i gjatë, ky jaht u ndërtua në vitin 2003, para se të rinovohej plotësisht në vitin 2021. Aty ka vend për dhjetë persona, të cilët mund të akomodohen në katër dhoma, përfshirë këtu një suite, një kabinë VIP dhe dy dhoma dopio.


Madhësia e kuvertës bën që të ketë mjaftueshëm hapësirë për rrezitje dhe relaksim, pasi që në kuvertë është i vendosur edhe një bar me pije alkoolike.



