Categories Sport

Juventusi pëson humbjen e parë sezonale, festë në Romë dhe Milano

U desh të vinte java e 15-të, që Juventusi të pësonte humbjen e parë sezonale dhe e bëri këtë mbrëmjen e sotme në “Olimpico” përballë Lacios, që nga ana tjetër po kalon një moment të shkëlqyer me plot 7 fitore radhazi në kampionat.

Kryeqytetasit arritën të triumfojnë me rezultatin 3-1 përballë Juventusit, duke përmbysur disavantazhin fillestar, ndërsa Juventusi, i mbetur me 10 lojtarë, nuk arriti të shmangë humbjen e parë këtë sezon.

Sfida nisi më mirë për Juventusin, që kontrollonte lojën dhe filloi të shohë shpesh nga kuadrati i Strakoshës, derisa në minutën e 25-të ishte Kristiano Ronaldo, që u gjend në vendin e duhur dhe shtyu në rrjetë një pasim të ardhur në zonë, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh.

Goli zgjoi Lacion, që filloi të marrë kontrollin e lojës dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e parë shtesë, teksa pas një krosimi në zonë, ishte Luiz Felipe që shtyu topin në rrjetë me kokë, duke çuar skuadrat në pushim me rezultatin e barabartë 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar dhe spektakolare, ndërsa më të bukur e bëri edhe gjyqtari Fabri, që ndërpreu shumë pak lojën deri në minutën e 69’, kur Juan Cuadrado bëri faull si lojtar i fundit ndaj Immobile dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Me një lojtar më shumë në fushë, Lacio u hodh përpara dhe pas vetëm pesë minutash lojë, ishte Milinkoviç-Saviç që pas një vertikalizimi të Luis Albertos, ndali bukur topin në zonë dhe mposhti për herë të dytë portierin e Juves.

Pesë minuta më vonë Immobile pati mundësinë për të shënuar edhe golin e sigurisë, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Szczesny priti dy herë tentativën e tij për të dërguar topin në rrjetë.

Sarri provoi edhe kartën Higuain në minutat e fundit, por Juventusi nuk arriti të kërcënojë kuadratin e Strakoshës, ndërsa në minutën e katërt shtesë, në një zbritje të shpejtë, Lazio gjeti edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Caicedo.

Feston Lacio fitoren e shtatë radhazi, që e ngjit në kuotën e 33 pikëve, tri më pak se Juve dhe pesë më pak se Interi, ndërsa edhe zikaltrit “fërkojnë duart”, pasi mbajnë kreun dhe e shohin veten dy pikë para kampionëve në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME