Kujtim Gjuzi vijon të jetë protagonist ne media me deklaratat e tij të bu.jshme sa i takon situatës politike.Gjuzi e ka konsideruar sot kryeministrin Rama si ‘’kancerin e vendit’’ ndërkohë që për Lulzim Bashën thotë se nuk mund të zgjidhet kryeministër një njeri që ka vrarë 4 persona në demonstratat e 21-janarit të 2011. ‘’Jemi në muajin e kancerit e gjirit, kanceri rozë. Rama është kanceri i vendit. Duke parë këtë lloj rreziku, edhe ne meshkujt duhet të tregojmë për zonjat. Ai ndihet i kompleksuar. Ai e heq diskutimin tim dhe i vjen inat që flisja për femrat. I thashë se s’kishte pse të fliste 60 minuta, por e patë që foli 35 minuta. I hoqa 25 minuta. Fajtor për ndërprerjen e fjalës sime është dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në këtë kontekst, kryeministri mendon se ka të drejtë të thotë gjithçka. Ai ka të drejtë të jetë kryeministër i 50 deputetëve. Rama më hoqi fjalën. Ai më njeh. Po, jam i Luftës së Parë Botërore. Do të ndodhë qeveri me akademikë.Ai niset e më thotë ‘monark pa monarki’. Ai e ka vjedhur monarkinë në 1997 bashkë me Berishën. Nuk lanë parti tjetër. Edhe Lulzim Basha më thotë që ka parti tjetër konservatore dhe do bëj marrëveshje paraprake. Kur i thashë që ke përgjegjësi për 4 të vrarë, Bashës nuk i erdhi mirë. Po ua them nuk mund të bëhet kryeministër një njeri që ka vrarë 4 veta. Mund të bëhet Spiropali, ose Klodiana e PS në Durrës (Klodiana Spahiu). Do të krijohet një qeveri akademikësh (teknike) Nuk kam ide të njëjta me Ramën. Ne si konservatorë besojmë te Theçeri, Tansu Çilar. O Edo ti je 55 vjeç. unë jam 6-0. Të gjithë kryeministrat meshkuj e kanë çuar në prag lufte. Do të ishte mirë që të vendosej një kryeministre femër pas 33 kryeministrash’’, deklaroi Gjuzi.
Categories
Politike
“Ka.ncer..lu.ftë civile…vra.sës i 21 janarit”/ Kujtim Gjuzi tro.ndit serish me deklaratat, bën paralajmërimin e bu.jshëm
