Categories Showbiz

“Ka ngrënë grusht mami…” përlotet Roza, kujton momentet e vështira të fëmijërisë

Roza Lati në një bisede brenda shtëpisë së Big Brother VIP me Julin, e përlotur ka rrëfyer një anë të errët të fëmijërisë së saj, dhunën që babai i ka ushtruar nënës së saj, Ritës.  Ajo tregon se brenda mureve të shtëpisë asgjë nuk ishte siç dukej nga jashtë. Babai i saj ngrite zërin dhe ushtronte dhunë ndaj nënës së saj, një situatë që ka ngelur shenjë në mendjen e Rozës, e cila ishte fëmijë në atë kohë.

“Me kalimin e kohës filloi duke treguar impulse agresiviteti, filloi dike u bërë i dhunshëm. Në atë kohë thonin ‘druri ka dalë nga xheneti’, u dukej normale. Rita po fillonte ta kapërdinte si diçka normale. Mbaj mend një ditë, nuk punonte pulti i televizorit, e mori pultin dhe e theu. Aty fillonim të kuptonim që nuk ishte normale. Rita është ndarë kur më shihte që ku dëgjoja zilen e biçikletës së babit futesha poshtë krevatit”, u shpreh ajo.

Roza tregon edhe një nga momentet e dhunshme brenda në familje, të cilës i ka mbetur edhe traumë, ku babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. “Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa i thënë babit.. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik”, tregon Roza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME