Categories Politike

“Ka shtete që s’kanë bërë gjilpërën e parë”, Rama: Pranvera sezon vaksinimi

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ndodhet në qytein e Beratit, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë foli për çështjen e vaksinimit dhe vështirësive për të hasura për furnizimin me dozat e nevojshme. Po ashtu Rama theksoi se 70% e prodhimit të vaksinave është në duart e 10 shteteve, ndërkohë që sipas tij, vendi ynë ia ka dalë të nisë vaksinimin ndërkohë që shumë shtete nuk kanë bërë gjilpërën e parë.

“Çështja e vaksinës është kthyer në një çështje botërore. Të gjitha shtetet kanë nevojë për vaksina. 70% e prodhimit të vaksinave është në duart e 10 shteteve. Dhe ku Shqipëria, si një vend i vogël, si një vend në një rajon në mes të Europës, por që nuk u përfshi në skemën europiane të shpërndarjes së vaksinave, ka një sfidë të madhe.

Falë këmbënguljes ne ja kemi dalë të nisim vaksinimin ndërkohë që shumë shtete nuk kanë bërë gjilpërën e parë. Brenda gjysmës së parë të muajit mars do mbyllim vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Jam besimplotë se së shpejti do kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme për të mos ulur ritmin, por për ta intensifikuar atë dhe për ta kthyer të gjithë këtë sezon pranveror në një sezon vaksinimi masiv”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME