Categories Lajme

Kakavijë, e pësojnë 2 shoferë dhe 2 doganierë me mallra kontrabandë

Dy shoferë autobusi janë vënë në pranga dhe dy doganierë janë proceduar penalisht për një rast të futjes së mallrave kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijës.

Njoftohet se specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë Gj. V., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 50 vjeç, banues në Berat (drejtues të autobusit).

Dy shoferët u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit që iu bë autobusit që drejtonin në vendin e quajtur “Ura e Lumit” u gjetën mallra (veshje, produkte kozmetike dhe 40 steka me cigare), të cilat kanë futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavije.

NJOFTIMI Gjirokastër, Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Arrestohen në flagrancë dy drejtuesit e autobusit që transportonte mallrat. Procedohen penalisht dy doganierë të Degës Doganore Kakavije, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme mallrash (veshje, konfeksione, produkte kozmetike dhe steka me cigare).

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. V., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 50 vjeç, banues në Berat (drejtues të autobusit).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin autobus që këta shtetas drejtonin, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u gjetën mallra (veshje, produkte kozmetike dhe 40 steka me cigare), të cilat këta shtetas i kanë futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavije.

Në përfundim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Y. R., 50 vjeç dhe E. H., 47 vjeç banues në Gjirokastër, me detyrë doganierë në Degën Doganore Kakavije. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat. Vlera totale e mallrave shkon rreth 8000 euro. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME