Categories Kulture

Kalaja e Kaninës/ Supriza e atyre që kalojnë pushimet në Vlorë

Rreth 6 km larg qytetit të Vlorës kalaja e Kaninës vazhdon të mbetet një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Numri i vizitoreve në kala është rritur edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga Vlora në Kaninë. Disa turistë polakë që vizitonin kalanë, shprehen të kënaqur nga eksperienca që po kalojnë me pushimet në Vlorë.

Ndërsa një grup turistesh katalanas thonë se kanë qenë shumë të interesuar për të vizituar kalanë e Kaninës. Madje një prej tyre thotë se Vlorën e ka pasur ëndërr ta vizitonte që në rininë e hershme, 30 vite më parë.

NjË vizitor nga Tirana shprehet se ka ardhur në kala për të parë nga afër historinë që ajo mbart, pasi aty Skënderbeu është martuar me Donikën, një vajzë nga Kanina.

Kalaja e Kaninës, përmendet që në shekullin IV. Por, aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar në shek., III. Gjurmë të mbetura në të janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe otomane.

Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek., V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3,6 hektarësh dhe ka një pamje panoramike drejt gjirit të Vlorës. Fare pranë gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME