Categories Lifestyle

Mësoni përfitimet shëndetësore që vijnë nga noti

Noti konsiderohet si një prej sporteve më të dobishme për shëndetin e njeriut.

Noti është një nga sportet më të dobishme. Konsiderohet i tillë sepse është i vetmi sport që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme. Noti bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Ai ndihmon në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

Noti gjithashtu është i këshillueshëm sepse ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ushtrimet apo aktivitetet e tjera fizike janë më specifike siç është vrapi ose çiklizmi, ndërsa noti është gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Nëse bëni ushtrime fizike ose vrap, pas saj këshillohet gjithmonë të bëni pak not. Kështu pas tij do të ndiheni më aktiv dhe energjik. Noti përpunon siluetën tuaj, së pari, angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato; së dyti, shpenzon shumë energji dhe së treti mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar! Noti rrit cilësinë e jetës, prandaj ushtroni notin tre herë në javë, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME