Categories Lajme

Kalon vettingun, konfirmohet në detyrë prokurorja Eloida Goxhi

Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi kaloi vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha asaj ‘OK’ pasi e kaloi në sitën e vettingut.

Verifikimi i pasurisë dhe i pastërtisë së figurës rezultuan pa probleme për Goxhin por asaj i është dashur të përballet me ankesat e qytetarëve.

Lidhur me deklarimin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, ka depozituar një raport pozitiv për Goxhin. Komisioni e ka bazuar hetimin në gjithë deklarimet e pasurisë së Goxhit, prej nga është konstatuar se ajo kishte kryer investim në bono thesari në vlerën e 2.2 milionë lekëve.

Deklarimi i prokurores se burimi i investimit në bono thesari ishte paga e saj, ka rezultuar të jetë i vërtetë. Sipas KPK-së, gjithë kursimet e Goxhit ndër vite kapin vlerën e 2.7 milionë lekëve dhe kanë si burim pagën e saj si prokurore e së fundmi si drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Ndërkohë, ka rezultuar i vërtetë edhe deklarimi tjetër se ajo jeton me prindërit në një apartament në Tiranë me sipërfaqe 96 m2, i fituar nga privatizimi në vitin 1993 po nga prindërit e saj. KPK ka konstatuar në fund se pasuria e prokurores Eloida Goxhi kishte burime të ligjshme dhe justifikohej me të ardhurat e saj si prokurore.

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatorja Suela Zhegu u shpreh se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka vlerësuar prokuroren Eloida Goxhi të përshtatshme për të vazhduar detyrën, pasi nuk ka rezultuar që të ketë pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.
KPK ka kryer një verifikim të hollësishëm për aftësitë profesionale të Goxhit, ku veç raportit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe verifikimit të tetë dosjeve, janë marrë në shqyrtim edhe tre denoncime të kryera pranë Komisionit nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME