Categories Kuriozitete

Kanada zbulohet diamanti më i madh i Amerikës së Veriut

Zbulohet diamanti më i madh ndonjëherë në Amerikën e Veriut në një minierë në Kanada pranë Rrethit Arktik, sipas medias.

Ky diamant i verdhë 522 karatë u zbulua në minierën “Diavik Diamond”, që ndodhet në veri të Kanadasë rreth 217 kilometra në jug të Rrethit Arktik, njoftoi gazeta “Toronto Star”, duke cituar burime nga kompania që shfrytëzon këtë minierë, “Dominion Diamond Mines”

“Një diamant i kësaj madhësie është krejtësisht i papritur në këtë pjesë të botës dhe shënon një moment historik për minierat e diamanteve në Amerikën e Veriut”, tha kompania për “mining.com”.

Ky gur i çmuar mendohet të jetë një prej 30 më të mëdhenjtë të zbuluar ndonjëherë.
Kompania tha se xhevahiri në formë veze nuk do të shitet në formën e tij bruto, përkundrazi “Dominion” do të kërkojë partnerë për të pastruar dhe prerë gurin, shkruan atsh.

Afrika e Jugut mban titullin për diamantin më të madh të zbuluar ndonjëherë, diamanti Cullinan që është 3 106 karatë, i zbuluar në 1905.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME