Categories Bota

Kanadezi gënjen që ka koronavirusin, detyron aeroplanin të ateroj

Incidenti ka ndodhur këtë javë në Kanada në një fluturim nga Toronto në gjirin Montego në Xhamajkë. Aeroplano me udhëtarë kishte në bord 243 persona. Këtij burri kanadez i kishte shkrepur se është ide e mirë që të deklaroj pasagjerëve në aeroplan se është i infektuar me korona virusin, duke e detyruar aeroplanin të kthehet në aeroport ku ai u arrestua nga policia. “Një person i gjinisë mashkullore ka shkaktuar rrëmujë gjatë fluturimit, duke thënë se ai ka qenë në Kinë dhe e ka korona virusin” ka njoftuar policia kanadeze.

Pas aterrimit të aeroplanit, personi 29 vjeç është ekzaminuar nga personeli shëndetësor që arritën në përfundim se ai nuk ishte i infektuar me korona virusin. Ai u arrestua, si i akuzuar për mashtrim dhe prishje të rendit e qetësisë dhe do të paraqitet në gjykatë me 9 mars. Një pasagjere kishte deklaruar se e kishte parë këtë burrin duke bërë ‘selfie’ deri sa po deklaronte se e kishte virusin në aeroplan.

“Stjuardesat erdhën, i dhanë një maskë e doreza dhe i thanë se ai duhet të zhvendoset në fund të aeroplanit” tha dëshmitarja për mediat kanadeze. Kapiteni ju kishte thënë pasagjerëve se mendonte se incidenti ishte mashtrim por duhet të kthehet mbrapsht në Toronto. Kompania ajrore ju kërkoi falje klientëve për incidentin dhe shpjegoi se për shkak të kujdesit të shtuar respektuan protokollet dhe ateruan aeroplanin dhe fajësuan pasagjerin për këtë incident.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME