Categories Lifestyle

Mbajeni këtë bimë brenda dhe kurrë minjtë s’do të futen në shtëpinë tuaj

Minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral, efikas, jotoksik me aromë të këndshme në luftën kundër minjve.

Njëra ndër mënyrat është që të mbillni mentë në saksi dhe t’i shpërndani nëpër shtëpi apo banesë. Nëse keni pastrues apo spërkatës i cili punon me ndihmën e ujit, në të mund të qitni pika vaji eterik të mentës. Metoda më e thjeshtë është që në tuferë nga pambuku të qitni pika vaji eterik dhe t’i shpërndani nëpër vendet kritike në banesë. Kjo mënyrë është efikase edhe kundër buburrecave, merimangave, bumballave dhe insekteve të tjera.

Menta mund të përdoret edhe si mbrojtje natyrale kundër mushkonjave. Në dy lugë vaji shtoni 3– 5 pika vaji eterik mente dhe përzieni mirë. Pastaj këtë tretje të vajit qiteni në pjesët e zbuluara të trupit.

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit mentha dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide. Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME