Categories Lajme

Kanali britanik , jep serial me pamje të dy vajzave duke u puthur, ankesa…

Transmetuesit publik britanik, BBC, i janë vërshuar më shumë se 100 ankesa pasi në kanalin e vet për fëmijë, CBBC, transmetoi pamje të dy vajzave adoleshente duke u puthur në buzë. Muajin e kaluar, besohet se mijëra fëmijë e panë skenën në kanalin CBBC, ku dy vajza adoleshente shihen duke u puthur në emisionin “The Next Step”.

Ky emision ka karakter garues në vallëzim. Gjatë performancës mes shoqeve të quajtura Jude dhe Cleo, që përcillej me një këngë të artistit Shane Harte, u bë e qartë se mes tyre kishte më shumë se miqësi, shkruan “Metro UK”. Ndonëse shumë shikues e vlerësuan lart kanalin CBBC për transmetimin e kësaj skene, disa të tjerë nuk ishin të kënaqur me atë që panë.

Merret vesh se më shumë se 100 shikues kanë dërguar ankesa në adresën e transmetuesit publik për këtë transmetim. Sidoqoftë, televizioni e mbrojti vendimin e vet për transmetimin e kësaj skene, duke thënë se seria e emisioneve mund të reflektojë dhe duhet të reflektojë më shumë për jetën e të rinjve të komunitetit LGBTQ+. “Kjo është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë për t’u siguruar që secili fëmijë të ndihet se është pjesë e shoqërisë, të ndihet i sigurt dhe të dijë se mund të jetë ai që dëshiron të jetë”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME