Categories Lajme

Kapërcejnë rrethimin me tela, 3 persona arratisen nga burgu i Zvicrës

Tre burra ishin duke pritur të dëbohen në burgun e Aeroportit në Cyrih, pasi kishin shkelur ligjin e emigracionit dhe integrimit. Ngjarja ka ndoshur të shtunën e kaluar, por është bërë publike sot në mediat vendase.  Media shkruajnë  se ata arritën t’i kapërcejnë telat e burgut dhe të iknin me vrap prej aty.

Sipas autoriteteve zvicerane, pjesa e rrethimit të burgut janë të vendosura shumë poshtë, prandaj dyshohet se ka ndodhur arratisja e tre personave. Sipas Policisë, qëllimi i vendosjes së rrethimit është jo për t’i ndaluar arratisjet, por për t`i mbajtur jashtë personat e paautorizuar. Njëri nga të arratisurit kishte përdorur strategji për t’u larguar, teksa kishte shpërqendruar mbikëqyrësit që ishin në oborr, në anën tjetër dy të tjerë ishin ngjitur për t’i kaluar pengesat.

Sipas autoriteteve të këtij shteti, këtu mungon edhe sistemi i alarmit, pasi do t’i parandalonte arratisjet, shkruan 21 minuten, raporton Albinfo. Megjithatë, sipas Policisë, personat e arratisur nuk janë të rrezikshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME