Categories Lajme

Veliaj: Mynyri dhe banda qesharake të mos e mbyllin me turp karrierën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish dje në lidhje me vendimin e qeverisë për ti kaluar në administrim Bashkisë së Tiranës Kopshtin Botanik. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale Veliaj sjell në vëmendje se një pjesë e protestuesve janë sërish të njëjtët me ata që protestuan para pak muajsh edhe kundër ndërtimit të shkollës 9 vjeçare të integruar “Nënë Tereza” në Kodër Kamzë.

Ai publikon një shkrim që flet pikërisht për shkollën e re “Nënë Tereza” që ka nisur të marrë formë, ndërsa thekson se edhe ata që protestojnë sot kundër vendimit për Kopshtin Botanik do të kenë të njëjtin fat me ata që protestuan para pak muajsh edhe për shkollën.

“Mynyri dhe banda qesharake kundër Botanikut të hapin sytë e të mos ndjekin dhëndurët e Saliut që kundërshtonin shkollën “Nënë Tereza” tek UBT në Kodër Kamëz – ose do kenë të njëjtin fat si kolegët e tij aty – TURPIN në fund të karrierës”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një koment të tijin në rrjetet sociale.

Bashkia e Tiranës ka bërë të qartë se te Kopshti Botanik nuk do ketë asnjë ndërtim dhe se vendimi për kalimin e tij në administrim të saj do të bëj të mundur transformimin e tij në një hapësirë të denjë për studentët dhe studiuesit, si dhe për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME