Categories Lajme

Katër automjete përplasen në Librazhd, lëndohen tre persona (Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të Premteje në këtë fillim viti në aksin e rrugë kombëtare Librazhd -Përrenjas. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Lapidari i Xhyrës”. Në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh, një fuoristradë dhe dy autovetura.

Nga përplasja mes tyre, e fuoristradës me furgonin , ky i fundit është përmbysur dhe me to janë përplasur edhe dy autovetura. Ndërsa automjetet janë shkatërruar pjesërisht nga aksidenti ,tre persona kanë mbetur të lënduar. Sipas burimeve spitalore, të lënduar kanë mbetur një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Librazhdit.

Gjendja e tyre fatmirësisht është e stabilizuar. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave gjatë parakalimit të njërit prej automjeteve që u përfshinë në aksident qarkullimi u paralizua për më se 30 minuta në këtë aks rrugor me qarkullim të dendur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME