Categories Lifestyle

Çfarë e shndërroi në legjendë Pierre Cardin?

Stilisti i njohur Pierre Cardin, i cili vdiq më 29 dhjetor, ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Ai preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore. Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike.

Po, çfarë e shndërroi atë në legjendë? Janë shumë arsye, të paktën 10. Pasi u përzgjodh nga Christian Dior dhe Elsa Schiaparelli u pa qartë se Pierre Cardin nuk do të ishte vetëm një stilist modest, por një novator. Veshja legjendare e tij me flluska, fustani me flluska (1) (bubble dress), me fundin e fryrë si tullumbace me të cilën ai shkaktoi një ndjesi të paparë, është që nga viti 1954.

Në të njëjtën dekadë ai shpiku pret-a-porter (2), modën e rrobave elegante, jo të qepura enkas te rrobaqepësi, por të bëra në seri për t’u veshur çdo ditë. Në vitin 1959 ai ishte në të vërtetë stilisti i parë që nisi modën e gatshme për veshje, në një koleksion për shitje në ”Printemps” në Paris. Kjo ishte një nga shpikjet e krijuesit vizionar, i cili do të mbetet përgjithmonë në historinë e modës.

Epoka Hapësinore (3) (Space Age), ​​koleksioni i tij i vitit 1960 i frymëzuar nga hapësira, në epokën e garës për në Hënë, me veshje të bardha dhe forma gjeometrike është një paragraf i dytë historik i modës së tij. Në atë koleksion ekziston një modë që ne ende e ruajmë sot midis ulje-ngritjeve, por ishte ai që e konceptoi atë: fustanet me prerje apo kominoshet shumë të ngushta të thurura, pantallona të ngushta lëkure dhe bluzat me mëngë ala lakuriq nate (4).

Për më tepër, Cardin filloi shndërrimin e asaj që moda do të kishte qenë në të ardhmen duke filluar me rrobat unisex (5), që injorojnë gjininë, me të vërtetë një revolucion për kohën kur moda e grave ishte lartësimi i formave. Për burrat ai prezantoi xhaketat e kostumeve pa jakë (6), veshjen “cilindër” pa jakë që frymëzoi pamjen e parë edhe të ”Beatles”. Dhe madje është shpikja e tij e pantallonave të ashtuquajtura ala cigare (7), thënë ndryshe tub, janë ende aktuale që nga vitet ’60.

Ai ishte gjithashtu i pari që paraqiti minifundin në një pasarelë (8) dhe shkaktoi një skandal në 1966 me skajin e tij të ngushtë dhe të çarë. Në të njëjtin vit ai ishte i pari që nisi një koleksion të modës për fëmijë (9). Në vitin 1968 ai qëndisi drita në një fustan të veshur për herë të parë nga Maryse Gaspard, muza e tij: ishte shpikja e një veshjeje të ashtuquajtur kinetike (10), me të vërtetë e paparë më parë në modë.

Mbi të gjitha, debutimi i tij ishte në 1946 duke modeluar kostumet fantastike të ”E bukura dhe bisha” e artistit, poetit dhe regjisorit Jean Cocteau, të cilin ai e kishte takuar në Paris. Për vite të tëra Cardin ishte injoruar nga bota e modës, megjithatë ai mbeti një vizionar i guximshëm, një pionier

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME