Categories Lifestyle

Faktorët e riskut dhe masat parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundje kardiovaskulare quhen sëmundjet që prekin zemrën dhe enët e gjakut. Ashtu si dhe në botë, dhe në Shqipëri sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë përsa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë.

Mjekja kardiologe, Daniela Teferici në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se peshën kryesore në këtë mortalitet e mban sëmundja e arteries koronare, pra sëmundja ishemike e zemrës kryesisht nga bllokimi i arterieve koronare që shkaktojnë infarktin akut të miokardit apo edhe shpesh herë vdekjen e papritur. Por cilat grupmosha janë më të prekura nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cili është shkaku kryesor i tyre?

Teferiçi shpjegon se sëmundja e arterieve koronare prek më tepër moshat mbi 50 vjeç por në vitet e fundit ka ardhur duke u ulur pragu i shfaqjes së kësaj sëmundjeje dhe ka shumë raste mbi moshën 40 vjeç që kanë sëmundje ishemike të zemrës, që kanë infarkt akut të miokardit apo ngushtime të enëve të gjakut që për fat të mirë sot trajtohen me stendime dhe ByPass.

‘’Në rast se flasim për sëmundje valvulare atëherë dihet që dikur në Shqipëri ka pasur shumë adoleshentë që zbuloheshin me sëmundje valvulare për shkak se prekeshin shumë nga ethet reumatizmale, pra në fëmijëri dhe adoleshencë prekeshin nga ethja reumatizmale. Sot për shkak të kushteve më të mira të jetesës numri i të rinjve të prekur me sëmundje valvure është ulur ndjeshëm, ndërkohë që rritet numri i të prekurve më sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje të arterieve koronare.
Meqënëse sëmundja ishemike e zemrës zë peshën kryesore, po flasim për faktorët e rrezikut të kësaj sëmundje.

Kryesisht faktorët e rrezikut janë sëmundjet bashkëshoqëruese si: Diabeti mellitus, hipertensioni, rritja e nivelit të yndyrnave dhe gjithashtu një stil jokorrekt i jetesës ku futet mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik. Gjithashtu një rol të rëndësishëm zë edhe stresi.Një jetë stresante ose një person që përjeton shumë stresin, që amplifikon stresin, është parë që ka risk më të lartë që të sëmuret me sëmundje të arterieve koronare. Këta janë në vija të përgjithshme faktorët e rrezikut që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare, pa harruar përdoruesit e duhanit dhe obeziteti, ose sindromi metabolik’’, thotë ajo për ATSH. Më tej, mjekja rendit simptomat që duhet të marrim në konsiderate për t’u konsultuar me një mjek kardiolog.

‘’Një simptomë shumë e rëndësishme që nuk duhet anashkaluar, nuk duhet nënvlerësuar është dhimbja e gjoksit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhimbje në kraharor, në dërrasën e kraharorit apo që përhapet në shpinë por mund të jetë edhe dhimbje në regjionin epigastrik pra stomaku dhe shpesh herë këto shenja janë të para infarktit ose infarkti i murit të poshtëm të zemrës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet të shkojmë tek mjeku për të kuptuar nëse kjo dhimbje ne regjionin e stomakut është nga zemra apo është nga stomaku.

Njëkohësisht marrja e frymës është shumë e rëndësishme sepse mund të jetë shenja e parë e insufiçiencës kardiake, dëmtimi i muskulit të zemrës. Kjo vjen për arsye të ndryshme: nga një infarkt i bërë, nga një dëmtim i gjatë i fshehur nga diabeti, nga hipertensioni, mund të vijë nga një infeksion viral. Janë disa viruse të cilët sulmojnë muskulin e zemrës duke dhënë miokardit. Mund të vijnë gjithashtu nga sëmundje të valvulave të zemrës siç është valvula e aortës mitrale që këto nga ana e tyre mund të vijnë nga një infeksion i tyre. Ka pasur shumë raste kohet e fundit me endokardit bakterial të valvulave, pra infeksioni’’thotë Teferiçi.

‘’Tani vendin e sëmundjes reumatizmale që ka qenë dikur e kanë zënë sëmundjet degjenerative, pra me rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë shfaqet më shumë stenoza e aortës, ngushtimi i valvulës së aortës nga kalçifikimi i kësaj valvule. Pra marrja e frymës është një shenjë kryesore që duhet të na vendosi në alert për të shkuar tek mjeku. Këto janë dy shenjat kryesore, por ka edhe shenja të tjera si aritmia, rrahjet e çrregullta të zemrës, fibrilacioni atrial por ndodh që disa persona nuk e ndjejnë, nuk e kuptojnë. Disa të tjerë e ndiejnë dhe shkaku kryesor është hipertensioni. Ka persona me tension të lartë por që nuk e dinë pasi nuk e masin tensionin rregullisht dhe shenjën e parë ndjejnë aritminë’’,shpjegon ndër të tjera mjekja.

Teksa kohët e fundit flitet për pasojat negative te virusit të ri Sars Cov 2 në shëndetin e zemrës, mjekja thotë se “nga studimet botërore te bëra gjatë kësaj periudhe me pacientë të cilët kishin kaluar Covid 19, ka rezultuar se virusi Sars Cov 2 prek zemrën dhe manifestimet e këtij virusi në zemër kanë qenë: infarkti akut i miokardit dhe miokarditi dëmton funksionon e muskulit të zemrës, pra virusi godet direkte muskulin e zemrës ose duke e nxitur atë përgjigje të tepruar inflamatore, immune/autoimmune që organizmi bën ndaj këtij agjenti të jashtëm.

Kjo përgjigje e tepruar që bën organizmi shpesh herë dëmton edhe vetë vetveten dhe mund të japë dëmtim të muskulit në formën e miokarditit, shfaqjen e insufiçiencës kardiake ose ka pasur shumë raste që me persona të cilët mund të kenë patur pllaka, ngushtime në enët e gjakut, pllakat erosklerotike dhe një mbivendosje e infeksionit me Covid 19 ka cuar në infart akut të miokardit. Ka pasur edhe tromboza të arterieve pulmonare, periferike’’.

Përsa i përket kontrolleve parandaluese, një pacient duhet të paraqitet tek mjeku një herë në vit. ‘’Tek një pacient i shëndetshëm do ishte e nevojshme të bëheshin kontrolle një herë në vit. Një kotroll bazal për të ditur sa është tensioni arterial, EKG, niveli i yndyrnave, bilanci biokimik. Kjo do ishte optimal për një pacient të shëndoshë’’, përfundon ndër të tjera mjekja kardiologe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME