Categories Lifestyle

Përfitimet që sjell leximi, arsyet pse duhet ta praktikoni çdo ditë

Leximi është një ndër mënyrat që ndiko në lehtësimin dhe në kalimin e një gjendje qetësie në të cilën mund të ndodhet secili nga ne në një situatë të përgjithshme. Shpesh leximi nuk duhet të ketë arsye që të bëhet pasi nëse e bëni një veprim të tillë keni një sërë përfitimesh.

Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet nga leximi:

Stimulon mendjen

Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzhajmeri dhe demenca e pleqërisë. Por ta mbash trurin aktiv dhe të angazhuar ndihmon dhe mos të pësosh ndonjë goditje. Edhe truri ka nevojë për stërvitje, si çdo muskul i trupit.

Redukton stresin

Nuk ka rëndësi se sa stres ke akumuluar nga puna apo problemet e ditës, kur ke përpara një libër hyn në një tjetër dimension, si në një botë paralele, ku harron çdo gjë. Një roman i shkruar mirë të çon në një tjetër realitet.

Përmirëson njohjet

Çfarëdolloj gjëje që lexon i shtohet bagazhit kulturor dhe të vjen në ndihmë atëherë kur s’e pret. Sa më shumë informacion merr, aq më të lehtë e ke t’i përballosh sfidat që jeta ka rezervuar. Leximi është një metodë shumë e mirë për të ushqyer mendimet.

Pasuron fjalorin

Një ndër avantazhet më të rëndësishme. Sa më shumë lexon, aq më shumë përmirësohet mënyra e të folurit dhe të komunikuarit. Të shprehurit mirë dhe në mënyrë të artikuluar mund të vijë në ndihmë për punën. Dhe të folurit me siguri përpara një personi me rëndësi rrit vetëvlerësimin.

Përmirëson kujtesën

Kur lexon një libër duhet të mbash mend një sërë personazhesh, prapaskenat, ambiciet si dhe historitë e tyre, sepse detajet ndërthuren me ngjarjen. Edhe kujtesa ka një limit, por truri është diçka e mrekullueshme, pasi mund të kujtojë shumë detaje.

Forcon kapacitetin analitik të mendimit

Ke lexuar ndonjëherë një roman të verdhë, duke e zgjidhur enigmën më parë se të kesh mbaruar librin? Aftësia për të analizuar detajet hyn në punë për të kritikuar materialin. Kjo nëse është shkruar në mënyrë të pranueshme, nëse personazhet janë përshkruar dhe vendosur në mënyrë të përshtatshme, nëse ngjarja është e rrjedhshm.

Përmirëson aftësitë në të shkruar

Kjo pikë është në të njëjtën linjë me pasurimin e fjalorit. Mënyra e mirë e të shkruarit në punë apo kudo është e ndikuar edhe nga pena e autorëve që lexon, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në përditshmërinë personale.

Të qetëson

Përveç qetësisë që të sjell leximi i një libri, historia që lexon mund të të bëjë të ndjesh paqe shpirtërore dhe qetësi. Sipas studimeve, të lexosh materiale spirituale të jep qetësi dhe ul presionin e gjakut, duke të dhënë një ndjenjë relaksimi. Një ndikim tjetër i rëndësishëm i leximit është se të përmirëson nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME