Categories Sport

Kërkesa e çmendur e Haland, kush do norvegjezin duhet të bëhet gati për një rrogë rekord

Erling Haland nuk e ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Borusia Dortmund pas këtij sezoni apo jo. Sulmuesi norvegjez është një nga emrat më të lakuar në qarkullim dhe janë të shumtë klubet që kërkojnë shërbimet e tij. Lojtari nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por ka bërë të qartë për këdo që interesohet për të, se që nga viti i ardhshëm kërkon një rrogë rekord. Sipas “Bild”, Haland dhe përfaqësuesit e tij, në çdo takim që kanë zhvilluar me klube të tjera, kanë bërë të qartë se duan që ai të paguhet 30 milionë euro në vit. Një shifër që aktualisht mund të përballohet vetëm nga 3-4 klube në Europë, përtej faktit që është e ekzagjeruar.

Kjo kërkesë ka bërë që klubet e interesuara të hezitojnë pak për firmën më e të dhe të shtyjnë Borusia Dortmund që të kërkojnë rinovimin me futbollistin, për të zhdukur klauzolën e largimit nga kontrata e tij, apo për ta rritur atë. Klubi i ka ofruar Haland një rrogë mes 16-18 milionë eurove në sezon, por vetëm nëse ai paralelisht heq dorë nga Nike dhe zgjedh Puma si sponsor personal, pasi kështu do të ndihmonte edhe klubin që ka marrëveshje me këtë kompani. Kjo e fundit është e gatshme të amortizojë një pjesë të shumës së shpenzuar nga Borusia Dortmund për norvegjezin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME