Categories Lifestyle

Këshilla për fëmijë të sigurtë në makinë

Pushimet verore identifikohen edhe me udhëtimet në familje ku fëmijët janë të parët që gëzojnë. Për një udhëtim të sigurt me fëmijët, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik ndajnë disa këshilla të vlefshme. Kodi rrugor parashikon që pasagjerët nën moshën 12-vjeçare dhe nën 150 cm gjatësi të lidhen në poltronat e posaçme, sipas peshës dhe gjatësisë, kjo pasi përdorimi i sexholinos është e vetmja mënyrë që mundëson vendosjen e rripit të sigurimit tek fëmija.

”Vendos ndenjësen mundësisht në mes të sediljes së pasme të makinës. Kujdesu që të mbyllësh dyert dhe dritaret. Mos e mbani beben në kosh bebesh apo port bebe në prehrin apo në duart tuaja. Mos lini fëmijët në makina të parkuara në diell. Ndenjëse të ndryshme vendosen sipas tipit të makinës. Gjithmonë provojeni më parë në makinë ndenjësen që do të blini. Asnjëherë mos e vendos ndenjësen me fytyrë mbrapa pas një airbag-u aktiv. Përdorni ndenjëse që janë të përshtatshme për peshën e fëmijës suaj. Instalimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve në manual. Gjatë instalimit të ndenjëses duhet të ushtroni sa më shumë trysni të jetë e mundur. Elasticiteti i rripave të brendshëm duhet të jetë i tillë që të jetë e mundur të vendosësh dy gishta mes krahut dhe rripit. Ndenjëset me fytyrë nga mbrapa janë më të sigurta se ndenjëset me fytyrë përpara. Rekomandohet që fëmijët deri 12 muajsh të ulen me fytyrë nga mbrapa. Mos blini një ndenjëse të një makine të përdorur. Nëse ndenjësja ka qenë pjesë e ndonjë aksidenti, duhet të zëvendësohet. Fëmijët duhet të ulen në ndenjëse me mbështetëse të rregullueshme derisa të arrijnë peshën 36 kg apo gjatësinë 135 cm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME