Categories Lifestyle

Këshillat e Lira Gjikës/Beben lajeni 30 minuta, nxirreni para pasqyrës dhe thojini…

Mjekia pediatre Lira Gjika, ka dhënë disa këshilla për të gjitha nënat e reja, që të kenë një jetë sa më të shëndetshme si për vete edhe për beben. Gjika i këshillon nënave të përdorin formulën E.A.S.Y., që fjalë për fjalë nënkupton mirëushqyerjen, aktivitetin, gjumin dhe kohën për vete.

Pediatrja deklaron se nëna duhet të jetë e qetë në mënyrë që edhe fëmija të jetë i tillë, ndërsa thekson se duhen hequr disa vese të nënave të vjetra. Ajo thotë se banja e fëmijës duhet të zgjasë të paktën 30 minuta, nëna duhet t’i flasë gjithë kohës fëmijës dhe duhet t’i bëjë aktivitet fizik.

“I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës. Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojëra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyrën e tij në pasqyrë, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët e tjerë. Ti tregojë që është një ditë më e/i madh. Pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe afroja më pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku.”- shkruan mjekja.

Këshillat e Lira Gjikës: Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve: 1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës 2. Activity- aktivitete për fëmijën 3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di.

Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës.

Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojëra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyrën e tij në pasqyrë, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët e tjerë. Ti tregojë që është një ditë më e/i madh. Pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe afroja më pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME