Categories Lifestyle

Këta përbërës parandalojnë kollën dhe bronkitin

Kombinimi ideal mes mjaltit, qepës dhe limonit ka efekt të madh në parandalimin e kollës dhe bronkitit. Sipas dietologut, Ismail Lutolli, përzierja e këtyre substancave ndikon në aftësinë mbrojtëse të imunitetit kundër infeksioneve bakteriale të cilat e qetësojnë kollën. Kjo recetë natyrale me këta përbërës të cilët i keni përherë në kuzhinë, është një avantazh pasi që përbërësit mund të blihen në çdo kohë, pa marrë parasysh periudhën në të cilën ndodhemi.

Në anën tjetër, dobitë shëndetësore të cilat mund t’i marrë njeriu nga këta përbërës janë të pafundme. Siç shkruan “Familja dhe shëndeti”, qepët janë të pasura me hekur, minerale, vitamina C, B6, krom, fosfor, kalium, kalcium, magnez dhe acid folik. Ato janë të pasur me flavonoide, si antocianinë dhe kuercetinë, që luftojnë inflamacionet dhe kancerin.

Qepët përmbajnë inulen, një lloj ky i fibrave, që ndihmon bakteret e mira në traktin tretës. Këto baktere e përmirësojnë funksionimin normal të sistemit tretës. Në anën tjetër, mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.

Kurse limoni ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lartë e vitaminës C. Një rol shumë të rëndësishëm edhe në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes. Në kohën e fundit studiuesit po zbulojnë mënyrën efikase se si duhet kombinuar këto ushqime për të marrë përfitimet maksimale shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME