Categories Lifestyle

Këto bimë ua rikthejnë disponimin e mirë

Vetitë më fitimprurëse për shëndetin e njeriut padyshim që mund të gjenden te bimët. Ato lehtësojnë edhe simptomat e depresionit dhe mund t’iu shtojë disponimin.

Një ndër bimët e cila ka efekte shumë fitimprurëse në sistemin nervor të njeriut është jasemini i verdhë. Kjo bimë e promovon gjumin dhe disponimin e mirë, e pastaj krijon ndjenja të lumturisë dhe paqes. Ekspertët tregojnë se jasemini është një prej antidepresantëve më të fuqishëm natyralë, ndërkaq mund ta përdorni në formë të vajit ose ta vendosni një jasemin të tharë në dhomë dhe ta nuhasni rregullisht.

Një tjetër antidepresant natyral është livando, i cili vepron në sistemin nervor duke e relaksuar atë, e pastaj duke e liruar trupin nga ndjenjat e mërzisë dhe të gjitha simptomat tjera të depresionit. Livando e promovon gjumin dhe disponimin e mirë, ndërkaq rekomandohet të përdorni vaj të kësaj bime.

Përveç se janë të shijshme, boronicat ndihmojnë në shërimin e depresionit duke e rritur disponimin dhe duke krijuar ndjenja të lumturisë dhe përmbushjes. Ato janë të mbushura me antioksidantë që e pastrojnë dhe mbrojnë trupin nga efektet e dëmshme. Ndër tjera, ato e ruajnë sistemin nervor dhe ndihmojnë në rikuperimin e qelizave nervore. Nëse konsumoni çokollatë të zezë, ajo menjëherë do të ketë efekt fitimprurës në sistem nervor duke jua rritur përqendrimin dhe disponimin.

Ndër të tjera, arrat, bajamet, salmoni, etj., janë burime të pasuar me acide yndyrore që kanë efekte tejet pozitive në sistem nervor. Konsumimi i rregullt i produkteve të tilla ju ndihmon ta mirëmbani sistemin nervor dhe ta lehtësoni depresionin shumë shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME