Antropologu më i famshëm i njohur për teorinë e evolucionit, Charles Darëin ka thënë se njerëzit janë e vetmja specie që kanë aftësi të skuqen. Skuqja është një reagim i pavullnetshëm fiziologjik ndaj një situate, që i bën njerëzit më të ndrojtur dhe të pasigurtë. Sipas një studimi shkencor,skuqja është e zakonshme edhe te njerëzit më të besueshëm dhe bujar.
Kur ndiheni të turpëruar trupi juaj kryen një seri procesesh të ndryshme neurokimike që stimulojnë prodhimin e adrenalinës dhe përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.
Ndërsa qarkullimi i gjakut rritet, goditen enët sipërfaqësore dhe më pas faqet bëhen të kuqe. Kjo ndodh brenda disa sekondave përmes sistemit nervor simpatik, që do të thotë procesi nuk mund të kontrollohet në mënyrë racionale apo të ndalet. Shumë njerëz ndihen edhe më të turpëruar kur skuqen, por fakti është se skuqja është një reagim spontan dhe natyror që përcjell besim, ndjeshmëri dhe sinqeritet.
