Categories Lifestyle

Këto ushqime ngadalësojnë plakjen dhe ju bëjnë të dukeni më të rinj

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet që ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

1.Vaj ulliri ekstra i vir gjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

2.Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

3.Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

4.Perimet

Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

5.Avokadot

Janë të pasura me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.

6.Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME