Categories Lajme

Kishte humbur/ Xheni Voka gjendet pas 3 vitesh, refuzon kontaktin me nënën e saj: Jam zonja Pruggmayer, s’kam dëshirë të flas!

Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka.26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermania në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live. Me keqardhje moderatorja Odeta Dume përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila refuzoi të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin.

Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos më shqetësojnë. Nuk e ndiej të arsyeshme të mbaj kontakt apo të flas sepse nuk kam dëshirë. Besoj e morët informacionin.

Prej vitit 2019 Xheni Voka jeton në Berlin, ndërsa është e martuar me një shtetas gjerman. Vajza e vogël e familjes bllokoi menjëherë çdo kontakt me nënën, pasi kjo e fundit i kërkoi ndihmë për kurimin e babait që ishte diagnostikuar me kancer. Ajo mbylli telefonin dhe pas këtij episodi, nëna nuk kishte guxuar më kurrë ta merrte pas debateve që kishin patur lidhur me çeshtjen e babait dhe përkeqësimin shëndetësor të tij. U desh që 60-vjeçarja t’i drejtohej programit për t’i dërguar një mesazh të bijës, që e kishte konsideruar të humbur prej tri vitesh. I ati ndërroi jetë pa e parë më, ndërsa Xheni nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ refuzoi edhe të ëmën. Ishte e papritur kjo përgjigje mohuese për 60-vjeçaren në studio, e cila me lot në sy i dërgoi ndoshta mesazhin e fundit.

Xheni jam mami yt, Xheni. Babin nuk e pe dhe iku nga kjo botë duke thënë ’dua të flas me Xhenin’. Megjithatë, kjo është dëshira jote, që të mos flasësh as me mua as me motrat, por të paktën na trego arsyen që ke. S’kam çfarë të them Xheni, të kemi mbajtur, të kemi dashur. Nuk je më e vogël, duhet të reflektosh dhe besoj do të reflektosh. Do vij një ditë që do të më kërkosh. Nuk e prisja këtë gjë nga vajza ime. Boll të jeshë mirë për veten. Hiqe pasaportën’-me këto fjalë prekëse iu drejtua 60-vjeçarja të bijës

Pas këtij momenti ’Pa Gjurmë’ hoqi pasaportën televizive të 26-vjeçares, e cila zgjodhi ta thyejë heshtjen e gjatë me këtë mesazh refuzues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME