Categories Lajme

Tentuan të hedhin në lumë thasët e mbushur me kanabis, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia në Fier gjatë operacionit antidrogë të koduar “Baltëz”, të cilët tentuan të hidhnin në lumë, thasët me lëndë narkotike, sapo panë uniformat blu.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

“Këta 5 shtetas, në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, që kanë shkuar për kontroll, kanë tentuar të hedhin thasët me lëndë narkotike, në lumë, por janë kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lendë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale”, bën me dije policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME