Dy vajza të reja u bënë pjesë e “Përputhen”, Xhevana, 20 vjeç dhe Efi, 25 vjeç. Të dyja u prezentuan dhe dhanë informacionet e nevojshme për veten e tyre. Dy vajzat morën shumë komplimente nga djemtë. Efi: Unë jam Efi, jam 25-vjeç. Profesioni im është tatuatore dhe make up artiste. Ndërsa, në rrjet Efi është komentuar për ngjashmëri me moderatoren Bora Zemani.

