Categories Lajme

Silva Bino: Do vaksinohen grupmoshat 12-15 vjeç

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi se sot ka nisur vaksinimi i fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Në një deklaratë për mediat, Bino tha se e njëjta gjë do të zbatohet edhe për grupmoshën 16-17 vjeç. Po ashtu ajo pohoi se do të nis dhe aplikimi i dozës së tretë të vaksinës. “Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si psh, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryehet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër i madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm. Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër. Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve”, tha Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME