Categories Lajme

Pamjet nga përplasja e dy trenave në Angli

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Britani, ku dy trena u përplasën duke shkaktuar të paktën 17 të plagosur. Përplasja ndodhi mes Andover-it dhe Salisbury-t.Hekurudha Juglindore ka bërë të ditur se të gjitha linjat që kalojnë përmes Salisbury  dhe Andover-it janë aktualisht të bllokuara dhe në vendin e ngjarjes po bëhen hetime. Sipas të dhënave, lokomotiva e një treni doli nga shinat, 7 minuta para se të shkaktonte përplasjen fatale. Zyra për Hekurudhat dhe Rrugët dhe Dega e Hetimeve të Aksidenteve Hekurudhore po hetojnë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat. Një nga arsyet besohet se ishte për shkak të “mbeturinave” përgjatë shtegut hekurudhor. Kjo për shkak se një pjesë e tunelit 164-vjeçar kishte rrëshqitje dheu nga shirat dhe erërat e forta.

Një inxhinier i lartë hekurudhor tha gjithashtu për MailOnline sot se një ‘defekt i madh’ me sinjalet mund të ishte shkaku. Një i mbijetuar tha: “Ishte vërtet e frikshme, shumë njerëz filluan të bënin video duke i thënë fjalët e fundit të afërmeve, pasi menduan se nuk do ti shihnin më. Personat që ishin në bordin e trenave përshkruan zhurmën e përplasjes si një ‘bombë që shpërtheu’. Ndërsa Callum Stedman, 16 vjeç, tha se pasagjerët mendonin se do të vdisnin pasi tymi ishte përhapur kudo duke menduar se mund të ishte një sulm terrorist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME