Categories Lajme

KLGJ i hoqi mandatin, reagon Ardian Dvorani: Gafë e paimagjinueshme!

Ardian Dvorani ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi mandatin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dvorani e ka quajtur një gafë të paimagjinueshme këtë vendim, ndërkohë që ka shtuar se duhet të shikojë se çfarë do të katranosin në arsyetim. Reagimi i Ardian Dvoranit:”Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.”

Ndërkohë më herët gjatë mbledhjes së KLGJ-së, lidhur me këtë çështje kanë folur trupa e KLGJ duke argumentuar qëndrimet që duhen mbajturë për qëndrimin apo jo të Dvoranit në detyrë pas përfundimit të mandatit. Marcela gjatë seancës tha se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Alban Toro, anëtari tjetër i KLGJ-së u shpreh se këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Edhe Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur. Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas refuzimit të një opinioni zyrtar nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se një muaji ngërç, më në fund e fut në pikat e rendit të ditës në mbledhjen e së enjtes.

Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë.” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidh situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ. Kujtojmë se pas më shumë se 1 muaji nga shkresa që KLGJ u nisi OPDAT dhe Euralius ku kërkonte mendim për përfundimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani, 2 institucionet kanë kthyer përgjigje ku i kërkonin KLGJ-së zgjidhjen e çështjes.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një cështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit. Ditën e enjte pritet të zhvillohet mbledhja e KLGJ dhe pritet me interes të shihet nëse do të përfshihet në pikat e rendit të ditës diskutimi për mandatin e Ardian Dvoranit.”- theksohej në përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME