Categories Lajme

Klos, fëmijët e fshatit Plan i Bardhë shkojnë në shkollë me mjetet e kromit

Tete fëmijë nga fshati Plan i Bardhë në Klos përjetojnë çdo ditë skenat e personazheve të vegjël të filmit “Flutura në kabinën time” në rrugën e arsimit . Për shkak se bashkia ka dështuar tu sigurojë mjet transporti, ata i dërgojnë në shkollë rreth 7 kilometra larg, por në kthim detyrohen të ecin rreth dy orë në këmbë.

Çdo mëngjes, këta tetë fëmijë të lagjes “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë shkojnë në shkollën e Klos Katundit si personazhet e vegjël të filmit “Flutura në Kabinën time”

Janë transportuesit e kromit nga Bulqiza në Durrës, ata që i marrin fëmijët buzë rrugës dhe u kursejnë disa kilometra ecje në këmbë në mes të të ftohtit.

“Këta janë ditë për ditë në këtë rrugë, është minus temperaturat janë të ulëta”

Por pas mësimit fëmijët nuk e kanë të njëjtin fat. Atyre u duhet të udhëtojnë për gati dy orë në këmbë për tu kthyer në shtëpi.

“Dy orë në këmbë, temperaturat dhe koha është e ftohtë. Makinat nuk na marrin”

Strukturat lokale prej vitesh kanë dështuar tu sigurojnë transport edhe pse e kanë detyrim.

Por përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që ata të mos fshihen vetem pas njohjes së problematikës, por ti japin zgjidhje.

“I bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama që të marrë masa për transportimin e këtyre nxënësve”, tha Xhemal Gjunkshi Ish Deputet i PD

Burime pranë zyrës vendore të Arsimit në Bashkinë Klos, nga ana tjetër thonë se askush nuk i është përgjigjur tenderit për të marrë përsipër transportin e nxënësve, për shkak të numrit të paktë që sipas shofereve nuk justifikon koston. Në këto kushte, këta tete fëmijë mbeten flutura në kabina kamionësh në rrugën e dijes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME