Categories Sport

Kombëtarja e femrave në superformë, korrin suksesin e dytë rradhazi ndaj Gjeorgjisë

Pas fitores së parë kundër Lituanisë, kombëtarja shqiptare e femrave U-16 ka korrur një tjetër sukses në ndeshjet kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Vajzat kuqezi fituan ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 3-1. Golat u shënuan nga Qosja në minutën e 19′, Coka në të 44’ dhe Shahaj 60’.

Ndërsa për Gjeorgjinë shënoi Sulashvili në minutën e 21. Kombëtarja e femrave e drejtuar nga tekniku Agustin Kola ka rritur dhe interesimin e të rinjve ku në ndeshjen kundër Gjeorgjisë ishin rreth 5 mijë tifozë.

Nxënës dhe studentë mbushën stolat e impiantit të ri të futbollit “Air Albania Stadium”.

Kombëtarja U-16 e femrave do të luajë dhe ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi ditën e dielë, 16 shkurt në orën 14:00.

Në fund të takimit me Gjeorgjinë, vajzat kuqezi u bënë thirrje tifozëve që t’i mbështesin dhe në përballjen e fundit që do të zhvillohet sërish në “Air Albania Stadium” ku hyrja do të jetë falas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME