Categories Lajme

‘Korab Lita kërcënon Rudina Hajdarin’, flet deputeti: Duhet provuar, ndryshe do të përballet me Gjykatën

Deklarata e Rudina Hajdarit në Kuvend se është kërcënuar me jetë, shkaktoi reagime të shumta sot, ndërkohë që dyshimet janë përqëndruar te rivalët e saj politikë. Korab Lita, deputeti që pretendon postin e Hajdarit në krye të demokratëve të Parlamentit, u akuzua publikisht nga deputeti Ligoraq Karamelo si kërcënuesi i koleges së tij në grup.

Lita u pyet për herë të parë për këtë akuzë në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel. Ai mohoi se e ka kërcënuar kryetaren e Grupit Demokrat dhe kërkoi nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen.
“Unë nuk e di çfarë ka thënë zoti Karamelo. Të gjithë deputetët e opozitës, me marrjen e mandateve në Parlament, kanë qenë të intimiduar, të sharë, të ofenduar dhe qoftë edhe të kërcënuar nga partitë që kemi dalë për faktin që kemi thyer vendimin për të hyrë në Parlament. Unë jam në të njëjtën varkë me zonjën Hajdari, në të njëjtën grup dhe jemi kolegë. Ky është një akt shumë i rëndë dhe strukturat përgjegjëse duhet të bëjnë të pamundurën që të zbulohet. Nëse është e vërtetë që zoti Karamelo ka thënë ashtu, janë institucionet e tjera që e zgjidhin këtë punë. Unë jam njeri shumë institucional”, deklaroi Lita.

“Unë nuk kam dëgjuar që zonja Hajdari ka thënë më ka kërcënuar ky apo ai. Nëse kërcënohet ajo, jemi kërcënuar të gjithë”, shtoi deputeti.

I pyetur sërish për akuzën e Karamelos, Lita theksoi “duhet ta provojë, ndryshe do të përballet me Gjykatën”.

Sa i përket ndryshimeve që disa prej deputetëve kërkojnë në drejtimin e Grupit Parlamentar Demokrat, Lita tha: “Ndryshimet që kanë ndodhur në Grupit Parlamentar Demokrat janë krejt normale. Fakti që nuk po zbatohet rregullorja, mori një tjetër rëndësi. Nuk do e quaja shkarkim (të Hajdarit), por riorganizim të grupit”./TCh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME