Categories Lajme

Shkaktoi v.dekjen e pesë personave, dënohet me tre vjet e gjysmë – babai i vi.ktimës e pështyn në fytyrë

Gjykata ka dënuar Durak Hoxhajn me vetëm tre vite e gjysmë burgim, ai është fajtor për aksidentin ku vdiqën pesë persona. Në korrik të këtij viti, katër djem te rinj po shkonin mysafir ne Rahovec. Por, ata nuk arritën asnjëherë në destinacionin ku ishin nisur. Kjo pasi që deri sa po lëvizin me makinën e tyre  rrugës në fshatin Bërnjak, një veturë e tipit Renault kishte filluar një tejkalim që nuk arriti ta përfundonte. Vetura që po e ngiste Durak Hoxhaj, u përplas me veturën në të cilën ishin katër persona të tjerë. E të vdekur në vend këtu mbeten dy persona, ndër ta edhe bashkëshortja e shkaktarit të këtij aksidenti. Por, numri i viktimave nuk u ndal me kaq. Edhe tre persona të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra në këtë aksident. E familjarët e këtyre viktimave, të hënën erdhën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec.Ata do të dëgjojnë vendimin e gjykatës, për të akuzuarin Durak Hoxha. Edhe ky erdhi në Gjykatë. Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Mizair Shabani, në prani të publikut shpalosi vendimin e gjykatës.

Mizair Shabani, Gjykatës

3 vjet e 6 muaj…E dënimi prej vetëm 3 vjet e gjysmë nxiti tensione në sallën e gjyqit.

Njëri nga familjarët e pështyu Durak Hoxhën. E pakënaqësia e familjarëve vazhdoi edhe në korridoret e gjykatës. Lartësia e dënimit po shihet si skandaloz nga familjarët e viktimave.

Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit 5 jeta njerëzish i ka marrë, 3 vjet dënimi.cfarë dënimi është ky. Ska ligj, shtet, na ka helmu. Kurrë nuk ka ndodh kështu, edhe del si kapadai tu kesh.

Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit Po e pështyva në fytyrë, cka me bo.Ata kanë qenë lulja jonë ma e mirë. Të pakënaqur u shfaqën edhe familjarët e tjerë të viktimave.

Familjari tjetër.. Mëndoj qe është vendim qesharak, kanë vdek 5 njërëz, e ja jep 3 vjet burg. E permen rastin e romit….Ndërkohë, avokati mbrojtës i viktimave thotë se në konsultim me familjarët  do të shohin mundësinë për tu ankuar.Është ceshtje e gjykatës. Cdo palë ka të drejtë të ankesë. Do ti konsulltojë familjarët. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Durak Hoxhajt, Durim Nevzati, tha  që i akuzuari ka kërkuar falje, dhe nuk ka dashur të flasë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME