Categories Lajme

Me dhjetëra mesazhe ngushëlluese për të riun janë lënë në faqen zyrtare të shkollës

Të gjithë shokët dhe shoqet e njihnin si person të qeshur dhe të shoqërueshëm. Gjergji më 17 dhjetor do të mbushte 16 vjeç, ditëlindje të cilën nuk do ta festojë dot kurrë. Adoleshenti i dha fund jetës në rrethana ende të paqarta. Ngjarja tr.agjike ka ndodhur në fshatin Verri të Fierit. 15-vjeçari mësohet se ka varur veten brenda në kasolle.

Zyrtarisht Policia nuk jep detaje mbi motivin dhe rrethanat e ngjarjes, por ndërkohë mësohet se shkak mund të jetë bërë gjendja e vështirë ekonomike në familjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, duke nisur me marrjen në pyetje të familjarëve të adoleshentit. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur debate me djalin e tyre dhe se janë të tronditur nga kjo ngjarje krejt e papritur. Ata kanë thënë po ashtu se Gjergji ishte sjellë ditët e fundit si gjithmonë, duke mos dhënë shenja të ndonjë ngarkese emocionale.

“Rreth orës 16:30 dyshohet se është vetëvarë dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16- vjeçar nga fshati Verri, Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë që zyrtarisht Policia nuk e jep ende motivin, që mund ta ketë çuar adoleshentin drejt aktit të vetëvrasjes. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë konflikt që kishte pasur kohët e fundit me shokët, por një fakt i tillë është përjashtuar nga vetë familjarët, por edhe personat me të cilët shoqërohej adoleshenti.Burime nga banorë të zonës dhe të afërm që e njihnin familjen e 16-vjeçarit kanë treguar se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. I ati i viktimës merrte edhe ndihmë ekonomike. Sipas fqinjëve, adoleshenti ka dashur të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit për të ndryshuar ekonominë e familjes, por familjarët nuk e kishin lejuar. Debati në familjen e tij ka ndodhur dy javë më parë, ku pavarësisht se i riu u ka shprehur dëshirën që prindërit t’i gjenin një mundësi për të emigruar, ata ia kanë prerë hovin duke i thënë se fillimisht duhet të përfundonte shkollën.

Për këtë fakt, dyshohet se i riu mund të ketë përjetuar stres dhe gjendja e rënduar psikologjike e ka çuar drejt aktit ek.strem. Ndonëse shokët dhe shoqet e tij e përshkruajnë si djalë të shkathët dhe të qeshur, një nga mësueset e 16-vjeçarit u ka treguar hetuesve se Gjergji kishte disa ditë që rrinte i heshtur.

MESAZHET Me dhjetëra mesazhe ngushëlluese për të riun janë lënë në faqen zyrtare të shkollës “Vasil Sota”. Shokë të 16-vjeçarit, por dhe nxënës të tjerë dhe mësues, kanë shprehur ngushëllime për dhënien fund të jetës. “Nuk kemi guxim të shkruajmë një lajm të tillë. Gjergji, na le shumë shpejt… Qofsh i parajsës, se engjëjt atje shkojnë”, shkruhet në faqen e shkollës në rrjetin social “Facebook”. PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME