Koronavirusi i ka marrë jetën një 33-vjeçareje nga Lushnja pa sëmundje shoqëruese. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Vajza është mes tetë viktimave që janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit. Njoftohet se si pasojë e Covid-19, kanë humbur jetën edhe një 46 vjeçar, një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Categories
Covid-19
Korona i merr jetën 33-vjeçares nga Lushnja
