Categories Covid-19

Mjeku Allkja: Antibiotikët nuk kanë efekt mbi covidin, Azitromicina dëmton. Ora policore pa impakt

I ftuar në Ora News, mjeku Ilir Allkja u shpreh se në Shqipëri ju kushtohet vëmendje antibiotikëve që nuk kanë asnjë efekt mbi Koronavirusin. Ai tha se në bote po përdoret remdisiviri që në vendin tonë është pothuajse i ndaluar se ka një çmim pothuajse 90 herë më të shtrenjtë.

Ilir Allkja: Jo vetëm remdisivir, por janë disa antiviralë që përdoren. Për fat të keq në Shqipëri ju kushtohet vëmendje antibiotikëve që nuk kanë asnjë efekt mbi Koronavirusin. Këtë e thonë të jgitha guideline-t e profesionistëve dhe OBSH-ja. Ata ndalojnë përdorimin e antibiotikëve sidomos për covid dhe këshillojnë përdorimin e antiviralëve, në mungesë të një antivirali specifik. Po përdoret remdisiviri që në vendin tonë është pothuajse i ndaluar se ka një çmim pothuajse 90 herë më të shtrenjtë. Përdoret favira që ka jë efekt të mirë e provuar në të gjitha llojet e viruseve. Allkja thkesoi se Azitromicina nuk ka efekt te pacientët me Covid pasi dëmton ribozomin e qelizës mikrobiale.

Ilir Allkja: U tha në fillim se Azitromicina ka një farë efekti. Azitromicina dëmton ribozomin e qelizës mikrobiale. Që do të thotë qeliza mikrobiale nuk shtohet më, vdes. Në rastin e Covid, ai nuk ka një qelizë mikrobiale. Ku dreqin vepron kjo? Është gafë. Unë nuk përcaktoj trendet, lexoj se çfarë bën bota e qytetëruar dhe i zbatoj te pacientët e mi.

Allkja shtoi se Shqipëria nuk ka protokolle për të trajtuar covidin, as për të trajtuar edhe shumë sëmundje të tjera.

Ilir Allkja: Shqipëria nuk ka protokolle për të trajtuar covidin, as për të trajtuar edhe shumë sëmundje të tjera. Kjo është e pafalshme për një vend që do të jetë në BE. Njerëzit kanë harruar se vuajnë nga probleme të tjera dhe janë fokusuar të covidi. Të gjithë duhet të trajtojnë gjithçka që ka të bëjë me problemet shëndetësore të pacientëve.

Referuar kufizimit të orarit të lëvizjes, Allkja tha se nuk ka asnjë farë impakti për frenimin e pandemisë kufizimi i orareve 22:00 me 06:00.

Ilir Allkja: Për mua nuk ka asnjë farë impakti për frenimin e pandemisë kufizimi i orareve 22:00 me 06:00. Kjo u pa në kufizimin e marsit kur njerëzit ndaloheshin të dilnin në parqe apo të punon tokën. Virusi nuk del me xhiro. Në këtë kur virusi është i pranishëm, ka njerëz të pranishëm në lokale. Intensiteti i lëvizjes janë orët e mesditës dhe të mëngjesit. Qeveria duhet të punojë që të ruhet distancimi fizik dhe të bëjë furnizimin e njerëzve me maska të vlefshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME