13-vjeçari dërgohet në shtëpi pasi po shiste dezinfektues për duar në shkollë. Disa mundohen të ndihmojnë të tjerët, e disa të tjerë luftojnë në supermarket që ti marrin produktet të parët, raporton “indy100”.
E të tjerët… shesin dezinfektues për duar tek moshatarët e tyre. Kjo është ajo që një nënë zbuloi tek djali i saj 13-vjeçar, pasi ai u dërgua në shtëpi nga shkolla e tij. Nëna e tij bëri një post në Facebook duke thënë: “Kjo është fotografia ku djali im adoleshent sapo erdhi nga shkolla”.

Ju pyetni se pse ai është kthyer nga shkolla kaq herët? Shkolla akoma nuk ka mbaruar. Në fakt djali i saj është larguar sepse u zu duke shitur dezinfektues tek nxënësit e tjerë, që të mbroheshin nga koronavirusi. Nëna e tij tha se babai i djalit e telefoni të birin nga puna në vend se ti thoshte që ai ishte një “legjendë”. Para se të zbulohej se çfarë po bënte djali, ai u shiti 18 personave dezinfektues për duar.
