Numri në rritje i personave të prekur nga koronavirusin ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare. Paniku ka bërë që familjet të kufizojnë daljet, ndërsa një pjesë dërrmuese e bizneseve ka ulur qepenat. Në Berat situata duket krejt ndryshe. Shumë banorë iu përgjigjen thirrjes, por shumë të tjerë i sheh krejtësisht të qetë në kafe. Policia e qytetit të 1 mijë e një dritare duket inekzistente dhe nuk merret asnjë masë.
Autoritetet qëndrojnë në heshtje përballë neglizhencës duke rrezikuar edhe më tej përhapjen e koronavirusit. Në fakt Berati është ndër qytetet që ka më shumë vizita prej të huajve. Madje dhe urbanët, ku dendësia e udhëtarëve është e lartë, qarkullojnë lehtësisht por policia duket se bën sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Madje ka dhe mjaft banorë që nuk marrin masa për tu mbrojtur. Tashmë ka ardhur koha që reagimi të jetë I ashpër dhe I plotë në të gjithë qytetet. Neglizhenca mund të sjellë pasoja edhe më të rënda.
