Categories Lajme

Për të mbrojtur civilët, policja amerikane iu kundërvu luanit, në ndihmë i dolën kolegët

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një zyrtare policore në Colorado të SHBA-ve që ishte jashtë detyrës, i kundërvihet një luani pa pasur as edhe një armë në dorë, e këtë e bëri për t’i mbrojtur civilët përreth.

Bëhet fjalë për zëvendës-sherifen që u sulmua nga luani në Loveland, derisa ajo po tentonte të mbronte civilët që gjendeshin aty në ato momente.

Ajo ishte telefonuar nga qytetarët kur luani sulmoi civilët në rrugën River Rim. E në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet policja e shtrirë në tokë duke tentuar t’i kundërvihet luanit. E kur kolegët e saj e kuptojnë se do ta kenë të vështirë, e qëllojnë kafshën e egër për vdekje.

Sipas dëshmitarëve okularë, policja duhet të ndihet me fat që është ende gjallë, pasi ajo i doli përballë luanit për ta shpërqendruar në mënyrë që civilët të kenë kohë të mjaftueshme që të ikin, transmeton telegrafi. Megjithatë pas intervenimit të kolegëve të saj, luani është qëlluar me revole, duke mbetur i ngordhur në vend. Ndërkaq policia raportohet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME