Categories Lajme

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Korriku i këtij viti është klasifikuar si muaji i tretë më i nxehtë në histori. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga të dhënat e fundit të publikuara nga shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, rezulton se temperaturat e korrikut kanë qenë ndër më të nxehtat në histori.

Ndër të tjera ato paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.

Sipas ekspertëve, vetëm muajt Korrik të viteve 2019 dhe 2016 kanë qenë më të nxehtë se ky i sivjetmi. Dëshmi e për këto ndryshime të frikshme është edhe i nxehti i pazakontë që përjetuan këtë vit, Finlanda, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Rusia, ku temperaturat kapërcyen 40 gradë celsius. Pasojë e tyre janë edhe reshjet e dendura që shkaktuan përmbytje me qindra viktima në gjatë javëve të fundit në Gjermani, Belgjikë e Kinë. Shërbimi Kopernikus bën regjistrim të veçantë të temperaturave në vende të ndryshme të kontinentit dhe botës që prej viteve ’50.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME