Categories Lajme

Kosovarët zgjedhin Vlorën: Plazhi i pastër, mungojnë dushet dhe banjot

Turistët kosovarë dhe maqedonas kanë zbarkuar në Vlorë. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku zgjedhja e tyre ishte kryesisht Shëngjini dhe Durrës, këtë vit, pushuesit kanë vendosur si destinacion të tyre edhe bregdetin e Jonit.

Pushues: Vlora duket shumë e bukur dhe shumë të tjerë ma kanë sugjeruar dhe më pëlqen shumë. 

Në Vlorë është për herë të parë, më herët kam qenë në vendet si Shëngjin. Kushtet janë shumë të mira, plazhi shumë i bukur, kemi bërë ca ekskursione në Sazan, në Karaburun. Jemi në vendin shqiptar, mikëpritja është e bukur. Qyteti shumë bukur, e kemi vizituar muzenë. Infrastruktura mirë, nuk ka vërejtje.

Turistët shprehehen se do të rikthehen sërish në Vlorë, por ngrenë disa shqetsime të lidhura kryesisht me higjenën, si mungesa e banjove publike në plazhe apo edhe dusheve, të cilat në pjesën më të madhe të plazheve të qytetit të Vlorës mungojnë.

Pushues: Së pari nuk ka tualete publike këtu hiç. Çfarë të bëjë ky fëmijë këtu në plazh ku të shkojë. Nuk ka dushe.

Pushuesit i konsiderojnë ccmimet të favorshme, duke e bërë këtë një tjetër arsye për të qenë besnik ndaj bregdetit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME