Categories Lajme

Tiranë, Kronikë e fundit…

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat shtetasin Edmond Gecaj, ndërsa burg me afat 2 muaj Ilson Beqirajn, arrestuar dy ditë më parë (2 gusht 2019) nën akuzën e gjobëvënies.

Edmond Gecaj, 30 vjeç ishte një emër i njohur për policinë, pasi kishte precedentë penalë të mëparshëm në fushën e gjobëvënies, por edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një biznesmeni në 10 mars 2016.

Në seancë Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të lehtë.

Policia njoftoi menjëherë pas arrestimit se të arrestuarit i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.

“Pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie,  në qytetin e Tiranës. Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, – njoftonte policia (2 gusht).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME